Mexhiti: Le ta ruajmë natyrën, Jabllanica – e ardhmja jonë e gjelbër

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti njofton se po ndërmarrin hapat e parë për ta mbrojtur pasurin natyrore për brezat që vijnë!, shkruan Zhurnal.mk

“Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me komunat e Strugës dhe Vevçanit, ka nisur hartimin e Studimit të valorizimit të malit të Jabllanicës – një hap kyç drejt shpalljes së saj si zonë e mbrojtur.

Studimi do të vlerësojë biodiversitetin, habitatet, gjeodiversitetin dhe burimet ujore të këtij masivi malor të rrallë.

Jabllanica është një thesar ekologjik, pjesë e Rrjetit Emerald dhe kandidat për rrjetin Natura 2000. Me këtë hap, synojmë shpalljen e Malit Jabllanicë si zonë e mbrojtur, pra park kombëtar, siç është pjesa e Jabllanicës në Republikën e Shqipërisë, e shpallur në vitin 2008.

Le ta ruajmë natyrën – sepse ajo është trashëgimia më e çmuar që mund të lëmë!’, bënë të ditur Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More