Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

nga Redaksia

Shkup, 20 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN që ishin fituesit e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti në një prononcim për televizionin kombëtar Ora News, ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka filluar një kapitull i ri politik, duke i dhënë fund epokës së gjatë të BDI-së në pushtet.

“Prej dje në Maqedoni ka filluar një epokë e re politike, pra është një gjeneratë e re në qeverisje. U përmbyll ajo periudhë 20-vjeçare e BDI-së, e cila është tjetërsuar krejtësisht,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se kalimi i BDI-së në opozitë është një mundësi për reflektim dhe reformim të brendshëm.

“Do të kenë kohë në opozitë që t’i kthehen vetvetes, programit, ideve, figurave. I pret reformë e thellë,” theksoi mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More