Shkup, 25 nëntor – Sonte, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e ambasadorit Denion Meidani, organizoi një pritje madhështore që përmblodhi shpirtin e krenarisë dhe bashkimit kombëtar. Në prani të figurave të shquara nga politika, diplomacia dhe shoqëria, kjo ngjarje dëshmoi vlerat dhe traditat tona të çmuara. 28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë. Gëzuar këtë festë të shenjtë të gjithë shqiptarëve! Të mbetemi gjithmonë krenarë dhe të bashkuar.
Mexhiti në pritjen e organizuar nga ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani
nga Xh M
shkruar nga Xh M
427