Mexhiti: Norvegjia do të vazhdojë t’i financojë projektet strategjike të vendin tonë

nga Redaksia

Shkup, 23 korrik – Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti është takuar sot me diplomaten norvegjeze.

“Norvegjia do të vazhdojë t’i financojë projektet strategjike të vendit tonë!

Pata kënaqësinë ta zhvilloj një bisedë të frytëshme me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, E.S. Kristin Melsom.

Gjatë takimit, i prezantova ambasadores prioritetet dhe projektet më të rëndësishme në fushën e mjedisit, përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit, dekarbonizimin dhe ngritjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave.

Gjithashtu, zonja Melsom më uroi për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke shprehur besimin se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë synimet dhe prioritetet tona strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në BE”, është shprehur Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More