Mexhiti: Parashihet mbyllja e deponive ilegale dhe jo standarde

nga Xh M

Likovë, 6 korrik – Në kuadër të projektit për mbylljen e deponive ilegale dhe jo standarde në rajonin verilindor, ndër të tjera është parashikuar mbyllja e deponisë jo standarde në Nikushtskak tē Likovës dhe 5 deponi më të vogla, tha Izet Mexhiti, Zv.Kryeministri i parë i RMV-së, si dhe Ministër i Ambineit dhe Planifikimit Hapësinor, shoqëruar nga Zv.kryeministri, Arben Fetai dhe Riad Shaqiri, deputet, gjatë inspektimit tē deponisë nē Nikushtak.

“Projekti është në fazën e tenderit, vlerësimi ka filluar më 6.6.2024 dhe pritet të përfundojë dhe të nënshkruhet Marrëveshja deri në fund të gushtit 2024, pas së cilës do të fillojnë punimet në terren. Është planifikuar që një pjesë e vogël e deponisë të mbetet e hapur derisa të ndërtohet deponia rajonale dhe në fazën e dytë të projektit (në kuadër të IPA 3) e njëjta do të mbyllet plotësisht. Pas ndërtimit të deponisë rajonale në Sveti Nikollë, Likova do t’i transportojë mbeturinat në një stacion transferimi në Kumanovë, prej nga do të dërgohen në deponinë rajonale të Sveti Nikollës”, – tha Izet Mexhiti, Zv.Kryeministri i parë i RMV-së, dhe njëherit Ministër i Ambineit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Desha të theksoj se kemi ardhur me ftesë të banorëve të kësaj ane këtu si nga ata të komunës së Likovës poashtu edhe ata të komunës së Haraçinës, të cilët për vite me rradhë preken nga ky problem. Ajo që vlen të theksohet se përveç rrezikimit të shëndetit publik, rrezikohet siguria në komunikacion, rrezikohen fëmijët, njerëzit nga qentë endacak, e natyrisht edhe impakti është i madh në tokat bujqësore”, – deklaroi Zv.Kryeministri i RMV-së, Arben Fetai.

“Gati 25 vjet që është përfolur për ndotjen e ambientit që shkaktohet në këtë pjesë. Ne si koalicion VLEN gjatë kampanjës zgjedhore patëm premtuar se do të merremi seriozisht me këtë problematikë dhe ja sot prezenca e ZV/Kryeministrave të RMV-së, flasin për seriozitetin dhe angazhimin serioz që do ta kemi drejt dislokimit të kësaj deponie”, – theksoi Deputeti i VLEN nga Zona nr.2, Rijad Shaqiri.

Vlen të theksohet se deponia në Nikushtak dekada me rradhë paraqet bombë ekologjike për banorët e fshatrave, Orllancë, Majancë, Nikushtak, Haraçinë e Grushinë, edhe përkundër faktit se shumë herë janë dhënë premtime për zgjidhjen e kësaj çështje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More