Mexhiti priti në takim ambasadorin austriak, Pamer

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë kuadër, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Martin Pamer.

Në qendër të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë te ruajtja e natyrës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i Parqeve Kombëtare dhe zonave të mbrojtura.

Austria, me 17 parqe kombëtare dhe një model të suksesshëm të integrimit të turizmit me mbrojtjen e natyrës, përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë. Përvoja austriake do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Sharrit, si dhe për projekte të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More