Mexhiti pyet Osmanin në Top Tema: Nëse fillon të rrënosh ndërtime pa leje, a do ta nisësh nga shtëpia jote?

nga Xh M

Shkup, 14 tetor – Në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, kandidatët për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga koalicioni qeverisës VLEN ka thumbuar Osmanin duke u fokusuar në çështjen e ndërtimeve pa leje dhe urbanizimin.

Mexhiti deklaroi se para fillimit të fushatës, BDI përmes Danella Arsovskës, Levicës dhe të tjerëve, ka tentuar të krijojë presion politik në favor të kandidaturës së Osmanit, por sipas të dhënave, Çairi nuk renditet as i pari në Shkup e as në nivel shtetëror për numrin e ndërtimeve pa leje.

“Çair është komuna e gjashtë në nivel të Shkupit për ndërtime pa leje dhe e 10-ta në nivel shtetëror. Ligji është respektuar deri në fund. Për apartamentet i ka ngatërruar, ato nuk janë në Çair por në Vodno. Zoti Osmani ka më së paku të drejtë të flasë për këtë, sepse ai vet jeton në ndërtesë pa leje. Nëse u kemi lejuar raste sociale dhe familje me të ardhura të ulëta të ndërtojnë, ai ka qenë ministër gjatë gjithë kohës dhe vet ka jetuar në ndërtim pa leje. Edhe sa i përket korrupsionit, ai s’ka të drejtë morale të flasë, sepse mori nofkën ‘pacienti’ pikërisht për Gjinekologjinë në Çair, në një rast që ishte në Gjykatën Speciale”, deklaroi Mexhiti.

Ai drejtoi edhe një pyetje të drejtpërdrejtë për Osmanin:

“Nuk e kam fjalën për shtëpinë e babait tënd në Seraovë, e ndërtuar si ndërtesë pa leje në kohën e komunizmit, por për shtëpinë tënde në Fushë Topanë, në lagje elitare, ku për legalizim ke paguar vetëm një euro dhe është legalizuar, megjithëse nuk është ndërtuar me leje. Nëse fillon të rrënosh ndërtime pa leje, a do ta nisësh nga shtëpia jote?”

Mexhiti premtoi se Çairi do të jetë komuna e parë me shumicë shqiptare që do ta mbyllë përfundimisht çështjen e ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik.

Ai shtoi se master plani i prezantuar bashkë me arkitektin turk përfshinë:

-Zgjidhjen e problemit të ndërtimeve pa leje,
-Rregullimin e komunikacionit duke filluar nga rruga “Cvetan Dimov” dhe aksit rrugor të planifikuar,
-Projekte të reja infrastrukturore sipas standardeve bashkëkohore.

“Do ta bëjmë Çairin komunë me standarde evropiane dhe me plan të zbatueshëm, jo vetëm me premtime”, përfundoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More