Mexhiti: Rikonstruksion i plotë i rrugës” Ahmet Hajdari” në Gazi Babë, do të lehtësohet qarkullimi dhe siguria e qytetarëve

nga D. V.

Shkup, 4 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, si dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet infrastrukturore në rrugën “Ahmet Hajdari” (ish-“Stojna Stefkova”) në lagjen Gazi Babë.

Mexhiti theksoi se në këtë rrugë po kryhet një rikonstruksion i plotë i rrugës, me të cilin, siç tha, rritet sigurina dhe lehtësohet lëvizjea e qytetarëve përgjatë kësaj rruge.

“Investimi është rreth 3 milionë denarë. Rikonstruksioni është projekt i financuar nga Programi i Qeverisë për financimin e projekteve kapitale të komunave”, tha ai. 

Mexhiti theksoi se kjo tregon se kur bashkëpunimi midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore është i shkëlqyer, realizohen projekte në interes të qytetarëve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More