Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve institucionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Ne kemi pasur Kryeministrin shqiptar në fushatë të Bujar Osmanit në Çarshi, ndërsa unë si Zëvendëskryeministër posa e kam marrë detyrën vizitën e parë zyrtare e kam bërë në Tiranë duke takuar prej Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrin e deri te të gjithë ministrat e resorëve më rëndësishëm për ta thelluar bashkëpunimin Maqedoni-Shqipëri.” tha Mexhiti.

Ai theksoi se në muajt e ardhshëm pritet të finalizohen projektet e përbashkëta për pikat kufitare Qafë Thanë dhe Bllatë, të cilat do të funksionojnë me sistemin “One Stop Shop”, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve.

“Muajt e ardhshëm pritet që të finalizohet edhe kufiri Qafë Thanë dhe Bllatë të jenë Onë Stop Shop që ta lehtëson qarkullimin Shqipëri – Maqedoni dhe uroj që të thellohet bashkëpunimi edhe në të gjitha fushat tjera”, deklaroi më tej Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More