MF: Publikim i hapur i pagesave në periudhën zgjedhore

nga Redaksia

Shkup, 12 gusht – Ministria e Financave, në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor, do t’i publikojë pagesat buxhetore në faqen e saj të internetit në një bazë të posaçme për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore.

Siç bëri të ditur Ministria, sipas Kodit Zgjedhor, Ministria e Financave, që nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, obligohet që t’i publikojë të dhënat për të gjitha pagesat buxhetore në një bazë të posaçme, përveç pagesave të rregullta për paga, pensione dhe shpenzime komunale.

“Gjithashtu, Ministria e Financave obligohet të parashtrojë Raport financiar parazgjedhor dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, i cili do të përfshijë pasqyrë të përgjithshme të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave buxhetorë, në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e parashtrimit të raportit, i cili publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, më 9 gusht  2025, shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More