MF: Thesari vazhdon me pagesën e rregullt të urdhërpagesave – u paguan subvencionet, pagat, K-15 dhe shpenzimet kapitale

nga D. V.

Shkup, 24 dhjetor – Ministria e Financave vazhdon me pagesën dhe realizimin e rregullt të urdhëresave të dorëzuara nga shfrytëzuesit buxhetorë, të cilët, në përputhje me udhëzimet, i dorëzuan urdhëresat deri më 15 dhjetor 2025.

Gjatë ditëve të kaluara, përmes Thesarit u realizuan pagesat lidhur me subvencionet për naftën e gjelbër, subvencionet për blegtorinë, respektivisht delet, mjetet për korridoret 8 dhe 10 d, pagesat e dy transheve në Bankën Zhvillimore për kompanitë vendase, mjetet për mbrojtjen shëndetësore parësore dhe për urdhëresat e tjera rrjedhëse.

Ndër urdhërpagesat e relizuara gjatë javës së kaluar janë edhe mjetet për projektet e vetëpunësimit në suaza të Planit operativ të punësimeve, si dhe mjetet për kthimin e kontributeve në organizatat mbrojtëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More