Mickoski: Kam dilemë nëse i meritojnë pagat gjykatësit dhe prokurorët

nga D. V.

Shtip, 23 shtator – Qytetarët duhet të dinë se reforma thelbësore që kërkohet për gjykatësit dhe prokurorët është si të rritet buxheti i tyre. Kam dilemë nëse i meritojnë edhe këto paga që i marrin, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

“Dëshiroj qytetarët të dinë se të gjithë ata të ashtuquajtur ekspertë kur dalin dhe kur e kritikojnë Qeverinë për stagnim në reformat në prokurori dhe në gjyqësi, kjo është reforma thelbësore – si të rritet buxheti i gjykatave deri 0,8 për qind të BPV-së, ndërsa i prokurorëve deri 0,5 për qind e BPV-së që është dy deri tre herë më shumë se në disa vende anëtare të BE-së. Nuk është problem, ne do t’i rrisim tre herë por t’i meritojnë. Kam dilemë në ata i meritojnë edhe këto paga që i marrin tani”, tha krymeinistri Mickoski.

I pyetur për ta komentuar aktvendimin e djeshëm me kusht për mjeken në rastin Onkologjia, ai tha se qëndrimet e tij për prokurorinë dhe gjyqësinë janë thënë dhe biseduar shumë herë dhe se kërkohen ligje me të cilat thelbësisht kërkohet rritje e buxhetit për gjykatat dhe prokuroritë.

“Në thelb dëshiroj opinioni të dijë se bëhet fjalë për gjashtë ligje ku thelbi është rritja e buxhetit nga të cilët drejtpërdrejtë do të implikohet rritja e pagave të prokurorëve dhe të gjykatësve të cilët kanë rejting prej 2 për qind, ndërkaq kërkohet rritje e buxhetit të tyre i cili tani do të ishte 0,8 për qind e BPV-së, ndërsa për prokurorët 0,5 për qind e BPV-së dhe çdoherë ndjej një lloj mundimi sepse ata nuk i meritojnë edhe këto rroga që i marrin, duke i pasur parasysh vendimet e këtilla gjyqësore për të cilat ju po flisni tnai”, tha Mickoski në Sthip. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More