Shkup, 19 maj – Të presim të deklarohet prokuroria, e më pas të gjykojmë nëse dikush ka kredibilitet apo legjitimitet, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse, prej se kryetarja e Komisionit shtetëror të antikorrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska është e akuzuar në rastin me profil të lartë korrupsioni, trupi me të cilin udhëheqë, ka legjitimitet dhe duhet të vazhdojë me punë.
“Unë me sa dit nuk ka akuza, ka dyshime të bazuara për ndonjë parahetim dhe ai është proces, të cilin duhet ta zhvillojë prokuroria, ndërkaq askush nuk duhet të dënohet para kohe, sepse secili ka të drejtën e prezmcionit të pafajësisë. Kështu që, të presim se si do të deklarohet prokuroria, e më pas të gjykojmë nëse dikush ka kredibilitet apo legjitimitet”, deklaroi Mickoski.
Sa i përket pyetjes për akuzat për shitje të identitetit nacional, konkretisht për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe nëse do të ndërmerren masa, kryeministri Mickoski me përgjigje se nëse dikush duhet të ndërmarrë diçka, ajo është prokuroria dhe nuk ka çka të shtohet.
“Shihni nëse dikush ndërmerr, do të duhej të ndërmerrte prokuroria dhe këtu unë nuk çfarë të shtoj. Ai është organ i pavarur dhe atë çyetje duhet t’ua dërgoni atyre: A janë shkelur Ligjet, autorizimet, Kushtetuta etj?”, tha Mickoski.