Mickoski për përparimin e arritur për Korridorin hekurudhor 8: Kështu duhet të ndërtohet besimi, bashkërisht të zbatohen projektet

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu kënaqësi për përparimin e arritur midis Shkupit dhe Sofjes për ndërtimin e Korridorit 8. Ai theksoi se kështu fqinjët duhet të ndërtojnë besim.

“Sa i përket Korridorit 8, jam i lumtur dhe do të thoja se e duartrokas përparimin e arritur, që kishin në takim zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikollosk me kolegun e tij nga qeveria bullgare. Është një hap përpara. Kështu duhet që fqinjët të ndërtojnë besim, bashkërisht të zbatojnë projekte dhe të kapërcejnë sfidat e mundshme. Mendoj se është një mesazh i madh”, thotë Mickoski.

Kryeministri Mickoski pret që javën e ardhshme në Bruksel të diskutojë detajet në nivel ekspertësh teknikë dhe, siç tha, “presim që edhe vetë BE-ja të dalë ashtu dhe atë tunel që ishte pengesë, ta financojë përmes një granti”.

I pyetur në lidhje me ofertat për ndërtimin e Korridorit 10, Mickoski u përgjigj se ofertat nga institucionet financiare pritet të mbërrijnë deri më 7 korrik.

“Tani uk do të komentoja nëse ka mbërritur, le të presim, në pyetje është një javë, nuk është shumë, nënvizoi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More