Mickoski për vizitë në komunën e Tetovës

nga Xh M

Tetovë, 6 prill – Kryeministri Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Tetovës, ku, siç është paralajmëruar, do të kryejë mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore të projektit “Ndërtimi i bulevardit Video Smileski Bato, faza I nga Fushtanska deri në fshatin Poroj”.

Projekti përfshin ndërtimin e rrugës, rripit të ndarë, trotuareve, kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellës dhe kanalizim.

Gjatësia e përgjithshme e bulevardit është 1.783 metra, ndërsa me fazën e parë janë realizuar 650 metra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More