Mickoski përjashton Taravarin: “Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!” (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 11 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së.

“Mund vetëm t’i dëshiroj fat dhe besoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme në të cilinë do të kemi një rezyme të asaj që është bërë dhe do t’i dëshiroj shëndet sepse ajo na duhet. Por më duhet të them se më së paku e kam menduar se do të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve por ajo është vendimi i tij. Jam i bindur se është vendim i pak njerëzve dhe jo i anëtarësisë së ASH-së”, tha Mickoski.

Mickoski tha se do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.

“Është përzgjedhje e tyre, pres që këtë javë të pijmë një kafe, un do ta ftoj dhe më pas pres, për shkak se Qeveria është e fortë stabile ka shumicë të fortë në Kuvend, të vazhdojë me procesin reformues, projekte për qytetarët, atë që qytetarët e presin nga ne”, deklaroi Mickoski.

https://youtu.be/WP_dO-IW5Ak?t=877

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More