Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

nga Redaksia

Shkup, 11 maj – Pas takimit të mbajtur mes liderëve të VLEN-it dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Mickoski është deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Fejsbuk.

“Sot është mbajtur takimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Janë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit”, ka shkuar Mickoski.

Mickoski ka shtuar se është konstatuar se të dyja palët do të formojnë grupe punuese, në nivel të së cilëve do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre.

https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1045826786899247?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More