Mickoski: Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve

nga D. V.

Shkup, 8 prill – Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

“Maqedonia është një vend që historikisht dhe tradicionalisht ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës, mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare. Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri dhe si shtet në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve dhe me këtë përmirësimi i pozitës së përgjithshme të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, thekson kryeministri Mickoski.

Ai shton se ky është një proces që duhet të fillojë me aksesin e plotë në sistemin arsimor, nëpërmjet një sistemi të organizuar dhe institucional të mbrojtjes nga diskriminimi, deri në përfshirjen absolute të romëve në rrjedhat ekonomike dhe sociale të komunitetit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More