Mickoski: Shkupi sot është simbol i rezistencës dhe solidaritetit

nga Redaksia

Shkup, 26 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se tërmeti që para 62 vitesh goditi Shkupin na kujton se jeta mund të ndryshojë në një çast, por edhe se në momentet më të vështira, solidariteti dhe humaniteti janë më të rëndësishmet për ripërtëritjen.

“Tërmeti na rikujton se jeta mund të ndryshojë në një çast. Por edhe se në momentet më të vështira, solidariteti, humaniteti dhe bashkësia janë themeli mbi të cilin mund ta rindërtojmë qytetin. Shkupi sot është simbol i rezistencës dhe solidaritetit!”, shkruan Mickoski në një postim në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More