Mickoski: Të votojmë Ligjin për një njësi zgjedhore

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, u bëri thirrje deputetëve nga opozita që të mbështesin ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, siç tha  t’i lejohet edhe diasporës të votojë.

Kryeministri Mickoiski konfirmoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do ta mbështesin Ligjin për një njësi zgjedhore.

“Ju ftoj së bashku të gjithë ta ndryshojmë Kodin Zgjedhor dhe ta bëjmë një njësi të vetme zgjedhore, dhe në atë njësi të vetme zgjedhore të lejojmë të formohen vendvotime në ato shtete ku në përputhje me Kushtetutën, lejohet të krijohen vendvotime jashtë Përfaqësive Diplomatiko-Konsullore (PDK). Unë jam i gatshëm menjëherë, ndërsa edhe deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së që ta mbështesim atë ligj ku do të kemi një njësi të vetme zgjedhore, dhe në atë njësi të vetme zgjedhore të votohet duke përfshirë edhe votat e diasporës. Të votohet kudo ku ligji i atij shteti lejon që të votohet jashtë PDK-ve. Jam menjëherë i gatshëm ta mbështes atë ligj dhe ju jap fjalën time se edhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë”, u përgjigj kryeministri Mickoski në pyetjen e parashtruar nga deputetja Ilire Dauti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More