Ministrat e Mbrojtjes në Tiranë, Maqedonci: Politikat e Serbisë që synojnë destabilizimin e Kosovës, cenojë sigurinë edhe në rajon

nga D V

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedoni po merr pjesë në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5), që po zhvillohet në Tiranë, për ta përafruar Kosovën drejt anëtarësimit të plotë në këtë iniciativë.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në takim ishte i ftuar nga homologu shqiptar, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.

“…Sot iu drejtova kolegëve nga shtetet e rajonit, për të ritheksuar para tyre gatishmërinë e plotë dhe aspiratën e fuqishme të shtetit të Kosovës për tu bërë shtet anëtarë me të drejta të plota në këtë iniciativë. Tutje në adresimin tim në këtë rast, ngrita sërish çështjen e qasjes hegjemoniste dhe shovene të Serbisë karshi Kosovës dhe refuzimin e saj për të marrë përgjegjësitë e kërkuara ndaj sulmit dhe agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke mos bashkëpunuar për nxjerrjen e të përfshirëve para drejtësisë.

Politikat e Serbisë, që synojnë destabilizimin e sigurisë në Kosovë, rezultat i të cilave ishte edhe sulmi terrorist i 29 nëntorit ndaj kanalit të ‘Ibër-Lepencit’, cenojnë sigurinë përtej Kosovës në nivel rajonal, duke shkaktuar një ambient pasigurie nga kërcënimet e tilla që minojnë paqen në rajon dhe çfarëdo përpjekje për fqinjësi të mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ministri Maqedoni tutje thekson se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë është e gatshme për të marrë përgjegjësi të plota dhe për të dhënë kontributin e saj si anëtarë e plotë e Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5).

“Nuk ka asnjë forcë sado agresive në politika dhe brutale në veprime, që mund ta ndaloj rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Për mbrojtjen e sigurisë nacionale, për paqe rajonale dhe për integrime euro-atlantike”, tha ndër të tjera ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More