Shkup, 13 qershor – Qeveria teknike zakonisht sipas marrëveshjes së Përzhinos është organizatore e zgjedhjeve, me fjalë të tjera ndërrohen bartësit e funksioneve vetëm sipërfaqësisht dhe i bie që është qeveri kalimtari dhe ministrat nuk mund të bëjnë punë të mira e të nevojshme për qytetarët. E paradoksi më i madh është kur shihen skandale të natyrave të ndryshme ku ministra të caktuar edhe këtë 100 ditësh e shfrytëzojnë për të bërë shkelje të ndryshme. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorin mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorin e Kardiokirurgjisë, njoftoi Komisioni Kundër Korrupsionit. Gjithashtu ishte e jashtëligjshme lidhja e kontratave me 18 persona në klinikë të cilëve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi nuk ishin nënshkruar nga dy drejtorët siç e kërkon ligji, shkruan Zhurnal.
Komisioni Antikorrupsion thotë që ministri Demiri ka shkarkuar dy drejtorët në mënyrë të jashtëligjshme –
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorin mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorin e Kardiokirurgjisë, njoftoi Komisioni Kundër Korrupsionit.
Gjithashtu ishte e jashtëligjshme lidhja e kontratave me 18 persona në klinikë të cilëve u ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi nuk ishin nënshkruar nga dy drejtorët siç e kërkon ligji.
Sipas Antikorrupsionit, për dy shkarkimet – edhe për drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski, edhe për drejtorin e kardiokirurgjisë shtetërore, Marjan Shokarovski, nuk janë respektuar procedurat për shkarkim nga pozita, gjegjësisht është dashur të ketë propozime për shkarkim nga bordet drejtuese në këshillat shëndetësore të këtyre institucioneve.
“Nga gjendja e përgjithshme faktike, DKSK-ja konstatoi se pretendimet ishin të bazuara dhe mori një vendim që i referohet të dyja situatave – se është marrë vendim nga ministri për shkarkimin e një drejtori kur ende nuk ka përfunduar zgjedhja për deputetë, si dhe se nga drejtori organizativ për kontratat e nënshkruara me punëtorët shëndetësorë në kundërshtim me nenin 109 paragrafi 2 të Ligjit për kujdesin shëndetësor”, tha Cveta Ristovska për KlanM.
Komisioni thekson se me dy vendimet e ministrit është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesit dhe Ligji për Kujdesin Shëndetësor.
Në seancën e gjashtë të sotme, DKSK-ja njoftoi gjithashtu tha se do të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësinë e ministrit të Shëndetësisë para organeve kompetente.
Qeveria teknike kalimtare, ministrat jetëshkurtër bëjnë veprime të kota –
Nëse sipas Marrëveshjes së Përzhinos Qeveria teknike është e obliguar që të merret kryesisht me organizimin e zgjedhjeve dhe sigurisht për vazhdimin e projekteve që kanë qenë në proces të realizimit, i bie kjo që ministrat lirohen nga përgjegjësia e tyre për të bërë punë të mëdha ashtu siç e kërkon pozicioni në të cilin janë të emëruar.
Pra, jeta e ministrave teknikë është shumë e shkurtër dhe në vend se të shfrytëzohet kjo kohë që të bëhen punë e të mbahen mend e të vlerësojnë qytetarët me besimin e tyre, të shohin se krahas kohës së shkurtër sërish këta njerëz mundohen të bëjnë punë që janë në interes të qytetarëve. Këta ministra zgjedhin rrugën tjetër. Pra, këtë kohë të shkurt në krye të ministrive të ndryshme e shfrytëzojnë për të bërë punë të paligjshme.
Ky komoditet i ministrave nuk vjen rastësisht por kryesisht si pasojë e pasivitetit të organeve hetuese e ndëshkuese. Në të kundërtën nëse këta kishin qenë të vetëdijshëm që për çdo parregullsi e shkelje ligji do të kishin marrë ndëshkimin e paraparë me ligj, për çdo veprim kishin menduar më shumë se njëherë.
Kujtojmë që, edhe ministrat e kësaj qeverie teknike në krye me kryeministrin teknik nuk kanë bërë asnjë punë të vetme produktive dhe që i shërben kryekëput qytetarëve të këtij vendi. Pra, qeveri kalimtare por që ka më shumë skandale se sa punë të dobishme. /Zhurnal.mk