Ministri Durmishi në Ankara takon dhe studentët tanë që studiojnë atje

nga Xh M

Ankara, 30 tetor – Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, pata kënaqësinë të kaloj një pasdite fantastike me studentët tanë që studiojnë këtu në Ankara. E ardhmja jonë duket kaq premtuese kur sheh djem e vajza plot energji, ide të mëdha dhe dashuri për vendin. Të frymëzojnë!

Diskutuam për gjithçka – nga arsimi dhe inovacioni, te mundësitë e punësimit dhe partneritetet që ne, si Qeveri, synojmë
të zhvillojmë për të përmirësuar tregun e punës për ta, kur të kthehen në vendlindje.

Ky është misioni ynë: të ndërtojmë një të ardhme që bazohet në dijen dhe pasionin e tyre. Krenar për këta të rinj e të reja – jemi me fat që i kemi!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More