Ministri i Jashtëm hungarez: Budapesti nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

nga D V

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Budapesti nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug, Szijjarto tha se qëndrimi i Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ka qenë i qartë edhe më parë dhe se Hungaria dëshiron të ketë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të rrënjosur për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Szijjarto.

Në Budapest, Szijjarto u takua me ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More