​Ministri i Mbrojtjes i Letonisë sot viziton Kosovën

nga D V

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai me këtë rast do të takohet me homologun e tij Ejup Maqedonci, me tog ceremonial të FSK-së.

“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vizita e ministrit letonez vjen si pjesë e forcimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Letonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More