Shkup, 8 korrik – Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, sot do të vizitojë Maqedoninë. Nikoqir i tij është Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe, siç është paralajmëruar, vizita do të zhvillohet në Ohër dhe Strugë.
Mbërritja dhe pritja janë planifikuar për sot herët në mëngjes në vilën “Ohër”, pas së cilës është planifikuar takim tet-a-tet midis ministrave Mucunski dhe Hasani. Më pas, të dy delegacionet do të kenë edhe një mëngjes pune.
Të dy ministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Konsullatës së përgjithshme në Strugë.