Ministri Limani në një vizitë dyditore në Gjenevë për Takimin Rajonal – Pekin +30

nga D V

Shkup, 21 tetor – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, nga sot ndodhet në një vizitë dyditore në Gjenevë, për të marrë pjesë në Takimin Rajonal për monitorimin e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për Barazinë Gjinore (Pekin +30).

Limani, siç kumtoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në fjalën e tij, do të flasë për zbatimin aktual të Deklaratës së Pekinit për Barazinë Gjinore dhe angazhimet e vendit për pesëvjeçarin e ardhshëm.

Në Takimin Rajonal në Gjenevë, marrin pjesë vendet nënshkruese të Deklaratës nga Evropa dhe një pjesë e Azisë dhe i paraprin ngjarjes kryesore që do të mbahet në vitin 2025, në Asamblenë e Përgjithshme në Nju-Jork, kur shënohen 30 vjet nga miratimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim.

Delegacioni i kryesuar nga ministri Limani përfshin këshilltaren speciale të ministrit dhe shefen e kabinetit, Flutra Kalisi dhe përfaqësues të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nga Sektori i Mundësive të Barabarta, Ministria e Punëve të Jashtme, Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore (KKBGJ) dhe zyra e UN Women në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More