Ministri Mexhiti në inspektim të ndërtimit të shtratit të lumit “Golem Dol” në fshatin Orizarë të Likovës

nga D. V.

Likovë, 16 prill – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të kryejë inspektim të aktiviteteve për ndërtimin e shtratit të lumit “Golem Dol” në fshatin Orizarë, komuna e Likovës.

Ndërtimi i shtratit të lumit “Golem Dol” në fshatin Orizarë, kumtuan nga zyra e Mexhitit, po realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë denarë.

Gjatësia totale e shtratit është 830 metra, ndërsa lartësia e mureve 1,4 metra dhe ka për qëllim të parandalojë përmbytjet dhe të sigurojë menaxhim më të mirë me ujërat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More