Ministri Misajlovski për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, aleat me të cilin kemi bashkëpunim të fortë në mbrojtje, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, Misajlovski do të mbajë takim me ministrin shtetëror, lordin Vernon Kouker, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesen speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs.

Në Londër, ministri Misajlovski së bashku me ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski do të takohen edhe me ministrin për shërbime, biznese të vogla dhe eksport, Tomas Garet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More