Ministri Mucunski për vizitë pune në Japoni

nga D. V.

Shkup, 30 prill – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ditëve në vazhdim do të jetë për vizitë pune në Japoni.

Në kuadër të vizitës, siç kumton ministria, Mucunski do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në shënimin ceremonial të Ditës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Osaka EKSPO 2025, ku vendi po merr pjesë me pavijonin e vet, duke promovuar potencialin kulturor, turistik dhe ekonomik të kësaj ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare e cila zhvillohet nga 13 prill deri më 13 tetor të vitit 2025 në Osaka.

Përveç pjesëmarrjes në EKSPO, ministri do të zhvillojë takime pune me ministrin e shtetit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi, me kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO), Susumu Kataoka, si dhe me zëvendëskryetarin e Agjencisë së Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Shohei Hara.

“Në takimet do të diskutohet për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, me fokus marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, shkëmbimin e përvojave në fushën e asistencës zhvillimore, si dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale”, kumton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More