Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

nga D. V.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale se duhet të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi.

Personat e përzgjedhur si përfitues të pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale njoftohen se: Të gjithë anëtarët e familjes tuaj që janë të aftë për punë duhet të regjistrohen në Zyrën e Punësimit brenda 30 ditëve pune. Ky është një hap i domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi.

“Këshilltarët tanë të punësimit janë në Zyret e Punësimit për t’ju mbështetur në procesin e aktivizimit në tregun e punës, përmes masave si subvencionimi i pagës dhe trajnime profesionale deri në integrimin tuaj në tregun e punës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Financave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More