Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje

nga Xh M

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.

Ajo ka deklaruar në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar në Kosovë pikërisht për çështjen e CEFTA, por kishte thënë se nuk ka gjetur gjuhë koordinuese me kryeministrin Albin Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More