Ministrja Janevska në Samitin e ministrave të Arsimit në Budapest

nga D V

Shkup, 3 shkurt – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në Samitin e ministrave të Arsimit, inovacionit dhe kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Hungarisë e cila mbahet sot dhe nesër në Budapest.

Janevska do të mbajë fjalim në dy panel diskutime kushtuar rëndësisë dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e marrëdhënieve mes rajonit dhe Hungarisë, njofton MASH.

Ministrja do të takohet edhe me kryesinë e bordit hungarez për akreditim të arsimit të lartë, ndërsa do ta vizitojë edhe Lektoratin e gjuhës maqedone në Universitetin ELTE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More