MINT nesër jep detaje për marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s

nga Xh M

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se nesër (e hënë) do të mbahet konferencë për media ku do të diskutohet gjerësisht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-së dhe përfitimet që bizneset vendore do t’i kenë.

Sipas njoftimit për media, konferenca pritet të filloj nga ora 14:00 dhe mbahet në objektin e ministrisë, përcjell Arbresh.info.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe kryetarët e shoqatave.

“Për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar më herët një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që, përveç kapitullit të tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë së shërbimeve në këtë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More