Miratohen ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut

nga D. V.

Shkup, 28 janar – Me 76 vota “për”, deputetët miratuan ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga një grup deputetësh të shumicës. Sipas pushtetit, kjo nënkupton forcimin e politikës penale dhe riparimin e dëmeve nga ndryshimet në vitin 2023.

“Zgjidhjet e reja ligjore rivendosin thelbin e politikës penale, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Forcojnë kompetencën e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe janë në përputhje me vërejtjet e përfshira në raportin e Komisionit Evropian”, deklaroi Mile Lefkov, deputet nga OBRM-PDUKM.

Para votimit nuk kishte debat. Vetëm deputetja Jovana Mojsoska nga “E Majta” foli, duke thënë se partia e saj ishte kundër.

“Ne nuk e shohim Kodin Penal ende, as pushteti i kaluar nuk e miratoi, ndërsa tendenca është që as kjo qeveri të mos e miratojë. Një kod i tillë penal, është vetëm zgjidhje kozmetike për të përmbushur afatin e përcaktuar nga gjykata kushtetuese”, tha Jovana Mojsoska, deputete nga partia E Majta.

Kundër ishte edhe LSDM-ja opozitare. Sipas Filipçes, ndryshimet nënkuptojnë amnisti për krimin e OBRM-PDUKM-së.

“Kjo është një përpjekje tjetër për të treguar diçka si një ligj reformues, dorëzimi i një ligji reformues dhe amnistim i zyrtarëve aktualë lejohet në një derë të vogël”, u shpreh Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Ndryshimet në Kodin Penal do të jenë një zgjidhje kalimtare, derisa të përgatitet Kodi Penal krejtësisht i ri nga një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, i cili, sipas njoftimeve të fundit, duhet të jetë gati deri në qershor të këtij viti. /Alsat/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More