Miratohet me konsensus programi i punës së komisionit të Reformës Zgjedhore

nga D. V.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore miratoi sot me konsensus kalendarin e plotë të punës, që parashikon hartimin e një kodi të ri zgjedhor dhe dërgimin e tij për votim në Kuvend brenda korrikut 2026.

Në drejtimin e bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, Komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në takimin e radhës për të diskutuar Planin e Punës së Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore

Gjiknuri prezantoi dhe kalendarin e Reformës Zgjedhore, ku parashikohen një sërë ligjesh që do të ndryshohen në kuadër të hartimit të Kodit të ri Zgjedhor.

Si pikë të parë të draftprogramit, Gjiknuri prezantoi hartimin e projektligiit “Për financimin e partive politike” dhe pika tjetër ishte agjenda e punës lidhur me hartimin e Kodit të Ri Zgjedhor dhe dispozitat që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor si; objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, përgatitja e listës së zgjedhësve, regjistrimi i kandidatëve, zonat zgjedhore, organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve, institucionet përgjegjëse për përgatitjen e zgjedhjeve etj.

“Çdo çështje që ka përmendur ODHIR, por dhe ato që mund të ngrenë palët në tryezë do të jenë objekt diskutimi i këtij komisioni. Synimi është që brenda afatit të mandatit që na ka dhënë Kuvendi, ta kemi draftin të miratuar dhe dakordësuar” tha Gjiknuri.

Bashkëkryetari Bylykbashi tha se “është në përgjegjësinë tonë që të vëmë një kornizë të qartë edhe sa i përket objektivave por edhe tematikave dhe kohës kur do t’i shqyrtojmë këto tematika, pasi edhe afatet janë indikative dhe puna mund të kërkojë më shumë ose të realizohet më shpejt”

Komisioni caktoi dhe numrin e ekspertëve, tre përfaqësues nga mazhoranca dhe tre përfaqësues të opozitës.

Gjatë diskutimeve anëtarët u fokusuan tek marrja parasysh e rekomandimeve të ODIHR edhe në të kaluarën, çështja e numrit të ekspertëve, vota e diasporës etj.

Pas diskutimeve anëtarët miratuan Planin e Punës së Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More