Miratohet struktura e re e Komisioneve Parlamentare, opozita bojkoton votimin

nga D. V.

Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.

Me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Deputetët e opozitës bojkotuan votimin e ndryshimeve duke braktisur seancën plenare, teksa i cilësuan vendimet e mazhorancës si “antikushtetuese” dhe në “shkelje të rregullores”.

Ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste përfshijnë ngritjen e 11 komisioneve parlamentare, 7 prej të cilave do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

  • Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.) (Nën drejtimin e PD)
  • Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Nën drejtimin e PD)
  • Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. (Nën drejtimin e PD)
  • Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. (Nën drejtimin e PD)
  • Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. (Nën drejtimin e PS)
  • Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. (Nën drejtimin e PS)

Me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit

Gjithashtu me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër u miratua edhe projektvendimi tretë për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër përbërjen e Byrosë së Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More