“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

nga D. V.

Në Tiranë kanë nisur punimet në kuadër të Samitit të Liderëve të Evropës.

Ceremonia e mirëseardhjes në Samit u hap me performanca të ndryshme artistike, që promovonin traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare.Në fund të videos prezantuese, e realizuar me inteligjencë artificiale, u shfaqën 47 liderët evropianë të portretizuar si fëmijë, duke thënë: “Mirë se vini në Shqipëri”.

Videoja solli momente të gëzueshme dhe plot humor, duke shkaktuar të qeshura mes liderëve pjesëmarrës.

Video u shfaq të njëjtën kohë në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Takimi i sivjetmë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More