Misajlovski në takim me kontakt grupin për Ukrainën

nga Xh M

Shkup, 6 shtator – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot në Ramshtajn, Gjermani mori pjesë në takimin e kontakt grupit për Ukrainën të cilin e ka udhëhequr sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Lojd Ostin, ndërsa në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, mbledhjen e sotme ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, e cila u mbajt në tre seanca, me fjalime të tyre e hapën sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Lojd Ostin dhe presidenti i Ukrainës, Zelenski. Në takim ishte konfirmuar se duhet të respektohen parimet e rendit juridik ndërkombëtar dhe pa dyshim ishte shprehur mbështetje për pavarësinë dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës.

Gjithsej 57 vende ndër të cilat 32 anëtare të Aleancës së NATO-s e përbëjnë kontakt grupin për Ukrainën ku nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës koordinohen përpjekjet për ndihmë dhe mbështetje të Ukrainës.

“Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së Ukrainës dhe qytetarëve ukrainas”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Siç theksojnë, në margjinat e takimit të kontakt-grupit për Ukrainën, ministri Misajllovski realizoi takime me kolegët e tij nga Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova dhe me zëvendësministren e Mbrojtjes të Rumanisë në të cilat u konfirmua përpjekja për paqe të përhershme në Evropë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More