“Misioni ka emër”, Vengu vlerëson pjesëtarët e Forcave të Armatosura

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka vlerësuar rolin dhe përkushtimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, duke theksuar se zhvillimi dhe aftësimi i personelit mbetet prioritet kyç i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Vengu ka theksuar se misioni i Forcave të Armatosura avancon çdo ditë falë punës dhe përkushtimit të ushtarakëve, si nëntoger Ersi Mollaj dhe ushtare IV Erato Buzalli.

“Misioni ka emër. Forca avancon çdo ditë përmes zhvillimit dhe aftësimit të çdo efektivi të përkushtuar”, ka shkruar Vengu.

Sipas tij, efektivët e Forcave të Armatosura shërbejnë në zona të ndryshme të vendit, nga Burrel në Poshnje, e nga Vau i Dejës në Bunavi, duke u angazhuar në përballimin e emergjencave civile, stërvitje ushtarake, detyra operacionale, si dhe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në misione ndërkombëtare.

Ministri ka theksuar se kapitali njerëzor i Mbrojtjes mbetet aseti më i rëndësishëm dhe baza për ringritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More