Mjeku nga Shkupi apelon për kujdes, bima helmuese po reklamohet si ilaç kundër kancerit në rrjete sociale

nga I Z

Shkup, 24 korrik – Toksikologu i njohur Niko Beqarovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, paralajmëron se bima e njohur si “rrushi i gjarpërit”, e cila po reklamohet si ilaç për kancerin, mund të jetë e rrezikshme.

– Këto dy ditë FB-ja është vërshuar me ‘ilaçin mrekullibërës për kancerin’, i prodhuar nga rrënja e kësaj bime, thotë në fillim Dr. Beqarovski, duke shtuar:

– Të gjitha pjesët e kësaj bime, duke përfshirë edhe rrënjën, janë TOKSIKE për shkak të nivelit të lartë të oksalateve.

– Helmi triglokininë është një glikozid cianid që përmban kjo bimë.

– Pjesa më helmuese e bimës është fruti i saj.

– Gjatë trajtimit afatgjatë termik, pjesa më e madhe e helmit shkatërrohet, por ende nuk eliminohet plotësisht.

– Kur konsumohen vetëm 3-4 kokrra, shfaqen djegie të dallueshme, dhimbje stomaku, manifestime alergjike, diarre etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More