Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

nga D. V.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi mori një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Babai i Thaçit po trajtohet prej kohësh në këtë institucion shëndetësor.

Pas disa orësh qëndrimi, Thaçi është parë duke dalë nga Klinika Interne e QKUK-së.

Teksa zbriste shkallët, ai u ndal për të biseduar shkurt me një mjek, i cili e shoqëroi deri në fund të shkallëve.

Në një moment, pjesëtari i sigurimit të Gjykatës Speciale e paralajmëroi mjekun, duke i bërë me shenjë se rregullat e Speciales nuk lejojnë përqafime apo kontakte të tilla.

Më herët, Thaçi kishte bërë disa kërkesa pranë Dhomave të Specializuara për të vizituar babanë e tij të sëmurë, por ato ishin refuzuar deri më tani.

Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe po gjykohet për krime lufte. Së fundmi, ndaj tij është ngritur edhe një aktakuzë për pengim të administrimit të drejtësisë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka konfirmuar se vizita e Thaçit është lejuar për shkaqe humanitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More