Monitorimi i përdorimit të burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, Celibashi takim me “Qëndresën Qytetare”

nga D V

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësues të “Qëndresa Qytetare” për të diskutuar në detaje mbi sfidat dhe praktikat më të mira në monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë proceseve zgjedhore.

Gjatë këtij takimi, u trajtuan një sërë çështjesh kyçe që lidhen me identifikimin, parandalimin dhe adresimin e shkeljeve të mundshme që përfshijnë burimet shtetërore, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm dhe transparent.

Në takim u diskutua mbi rritjen e efektivitetit të raportimeve të rasteve të abuzimit për të forcuar mekanizmat e hetimit administrativ ndaj institucioneve publike.

Gjithashtu u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me aktorët e shoqërisë civile, duke vlerësuar rolin e tyre si partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore.

Përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare ndanë gjetjet e tyre nga monitorimi i zgjedhjeve të mëparshme, duke vënë theksin te nevoja për një ndërgjegjësim më të gjerë publik mbi raportimin e abuzimeve dhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale për të adresuar këto raste me shpejtësi dhe efikasitet.

Ata gjithashtu propozuan disa ide konkrete për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More