Mot i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër lugina

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Moti sot do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë ditës me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare lokale.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.

Në Shkup në mëngjes ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale dhe kryesisht qetë.

Temperatura minimale do të bie deri -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë.

Deri në mes të javës së ardhshme të punës moti do të jetë i qëndrueshëm me mëngjese të ftohta. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë për disa gradë më të larta.

Valë e re e lagështisë e cila së pari do të shoqërohet me erë të fuqishme jugore pritet të fillojë të mërkurën në fund të ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More