Mot i lig dhe shi i fuqishëm me bubullima në Shkup

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Shkupi sot u kaplua nga stuhia e fuqishme e shoqëruar me erë të fuqishme, bubullima dhe breshër në dia vende.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se destabiliteti më i madh po zhvendoset përmes pjesës perëndimore të Shkupit dhe po lëvizë ngadalshëm drejt veriut dhe verilindjes.

Paraprakisht, rajoni i Tetovës sot pasdite u kaplua nga reshjet e rrëmbyeshme, bubullimat, era e fuqishme dhe kohë pas kohe dukuria e breshrit.

Nga QMK informojnë se sasia e madhe e ujërave të rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime të oborreve dhe bodrumeve në mbi 50 shtëpu dhe objekte në pjesët më të ulëta të qytetit.

“Në numrin e telefonit 112 arritën mbi 200 paraqitje për dëme të automjeteve, përfshirë edhe xhama të thyer të automjeteve në lëvizje në autostradën Skup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës”, kumtojnë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More