Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

nga D V

Shkup, 28 qershor – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurte.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 33 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 32 gradë.

Gjatë fundjavës dhe të hënën moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, ndërsa destabilizim përsëri pritet nga e martja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More