Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima prej nesër pasdite deri të enjten

nga D. V.

Shkup, 29 korrik – Moti nesër në orët e pasdites, gjatë natës së enjte dhe të premten në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar veriore, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura e mëngjesit nesër do të lëvizë nga 8 deri në 20 gradë, ndërsa e ditës prej 22 deri 34 gradë. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të arrijë 17 gradë, ndërsa e ditës 32 gradë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë kryesisht stabil me rënie të lehtë të temperaturës së ditës. Destabilizim i ri i motit me shi të rrëmbyesëhm lokal dhe bubullima pritet të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme, informojnë nga DPHM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More