Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe.
Ndryshe, IHK ka bërë të ditur se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 4 dhe 5 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.
Parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore.