Mot me diell dhe i nxehtë gjatë fundjavës së zgjatur

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – Meteorologët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe të nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm me vranësira të vogla deri mesatare në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.

Moti i nxehtë do të përqendrohet edhe në ditët në vijim. Të hënën në orët e pasdites në rajonet malore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla si dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila nga e marta do ta ndryshojë drejtimin në jugor. Nga e enjtja tashmë priten vranësira të shtuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More