Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, prej nesër ndryshim i motit

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se sot do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. 

Temperatura në vend do të lëvizë prej 12 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup, temperatura minimale pritet të jetë 17, ndërsa ajo maksimale 36 gradë Celsius. 

Sipas sinoptikëve, nesër në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë do të ketë edhe të martën, ndërsa nga e mërkura pritet stabilizim i motit me rritje të temperaturës ditore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More